Haaland bëri një veprim interesant, shkëmbeu fanellat me gjyqtarin

Erling Haaland është bërë njëri nga lojtarët më të pëlqyer në botën e futbollit.

Sport

23/05/2021 09:21

Norvegjezi ka shkëlqyer që nga trasnferimi në Borussia Dortmund ku ka marrë vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Dortmundi nuk dëshiron ta shesë atë, të paktën edhe për një sezon dhe ata e kanë siguruar një biletë për një Ligën e Kampionëve, gjë që i konvenon edhe Haaland.

Në ndeshjen e fundit në Bundesligë, Borussia Dortmund mopshti Bayer Leverkusenin në një duel të vështirë, ku Haaland shënoi dy gola.

Pas ndeshjes, 20 vjeçari bëri një veprim të pazakontë. Ai iu afrua gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Manuel Grafe dhe shkëmbeu fanellat me të.

Kjo gjë nuk ka ndodhur në botën e futobllit, pasi dihet që nuk është e zakontë që gjyqtarët të shkëmbejnë fanellat me lojtarët./Lajmi.net/