Chelsea ‘all-in’ për Sanchon, ofron para të mëdha
Todofichajes raporton se Chelsea po monitoron nga afër situatën e Jaden Sancho dhe kanë bërë një ofertë për të.
Sport
Menaxheri Thomas Tuchel ka kërkuar nga bordi i klubit që të bëjnë transferimin e një sulmuesi të madh, transmeton lajmi.net.
Presidenti Roman Abramovich është i gatshëm që të ‘thyejë’ bankat dhe të sigurojë fonde të mjaftueshme për të bërë një trasnferim të madh.
Jaden Sancho është njëri nga emrat për të cilin “Blutë e Londrës” janë shumë të interesuar, e madje ata kanë bërë edhe një ofertë.
Chelsea thuhet se ka ofruar 80 milionë euro për Sanchon dhe reprezentuesi anglez duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij./Lajmi.net/