Bayerni feston, skuadrat tjera luajnë për Evropë dhe mbijetesë
Xhiroja e 34-të në Bundeslida do të përcaktojë përfundimisht klubet që do të sigurojnë mbijetesën në ligën elitare gjermane, derisa do të përcaktojë edhe skuadrat për garat evropiane.
Sport
Bayern Munich do të festojë titullin e 30-të në Bundesliga këtë të shtunë, kur edhe do të luajë ndaj Augsburg, raporton lajmi.net.
Në anën tjetër, Werder Bremen do të luftojë për mbijetesë, pasi aktualisht janë në zonën e kuqe me 31 pikë të grumbulluara pas 33 ndeshjeve.
Ndeshja mes Bremen dhe Monchengladbach do të jetë mjaftë interesante, pasi këta të fundit po luftojnë për të siguruar një vend në garat evropiane.
Arminia Bielefeld dhe FC Koln janë dy klubet tjera që po luftojnë për të siguruar mbijetesën në Bundesliga. Në anën tjetër, skuadrat që kanë siguruar një plasman në Ligën e Kampionëve janë, Bayern Munich, RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Wolfsburg.
Të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot janë të paraqitura më poshtë./Lajmi.net/