Tuchel jep lajmet e fundit mbi Havertz, Kante dhe Christensen

Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel ka siguruar një lajm të ri mbi dëmtimin e tre lojtarëve përpara ndeshjes së fundit në elitën e futbollit Anglez.

Sport

22/05/2021 08:23

“Blutë” janë aktualisht të tretët në renditjen e kampionatit, dhe një fitore do të t’ia siguronte atyre plasmanin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Në rast se nuk arrijnë që të marrin tre pikë të plota, atëherë e ardhmja e tyre në Ligën e Kampionëve, do të varej nga Leicester City ose Liverpool.

Përpara lojës, Tuchel konfirmoi që Andreas Christensen është kthyer në stërvitje pasi ka kapërcyer një dëmtim në muskul.

Ndërkohë, Kai Havertz gjithashtu pritet të kthehet në stërvitje nesër, por N’Golo Kante mbetet i dyshimtë për përballjen ndaj Aston Villas.

Francezi pësoi një dëmtim në fitoren 2-1 ndaj Leicester City në mesjavë., ku edhe u zëvendësua në minutën e 31-të.

Tuchel tha se mesfushori mund të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

Nëse Blutë nuk arrijnë të fitojnë këtë ndeshje ndaj Villas, ata do të duhet të fitojnë Ligën e Kampionëve në mënyrë që të kualifikohen në garë sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/