ZYRTARE: Hazard mungon ndaj Villarealit, por rikthehen Varane dhe Ramos

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar ndaj Villarealit.

Sport

21/05/2021 22:15

Surprizë do të jetë mungesa e Eden Hazard i cili nuk do të luajë në ndeshjen e fundit të La Ligas, shkruan lajmi.net.

Trajneri, Zinedine Zidane konfirmoi se Hazard ndjeu diçka në këmbë, por se nuk është serioze dhe mospjesëmarrja e tij është vetëm një masë parandaluese për të mos humbur Kampionatin Evropian.

Lajm i mirë për “Los Blancos” është rikthimi i kapitenit Sergio Ramos dhe Raphael Varane, por Toni Kroos do të mungojë edhe në këtë takim.

Përpos gjermanit dhe belgut, do të mungojnë edhe Lucas Vazquez, Mendy dhe Carvajal.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Zidane për ndeshjen ndaj Villarealit./Lajmi.net/