El Chiringuito jep lajmin e madh: Pas një ose dy muajve Mbappe do të jetë lojtar i Real Madrid

Real Madrid është interesuar për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe që një kohë të gjatë, mirëpo pa arritur sukes.

Sport

21/05/2021 10:07

Megjithatë, El Chiringuito bën të ditur se Real Madrdi do të transferojë francezin në skuadrën e tyre pas një apo dy muajve, përcjell lajmi.net.

Florentino Perez kishte deklaruar një herë se ‘Los Blancos’ nuk kanë paratë e mjaftueshme për të siguruar transferimin e tij, mirëpo gjërat duket të kenë ndryshuar.

Gazetari i El Chiringuitos, Josep Pedrerol, ka thënë se përfundimisht sezonin tjetër Mbappe do të jetë një lojtar i klubit madrilien.

Afati kalimtar i verës hapet më 1 korrik dhe do të mbarojë më 31 gusht të këtij viti./Lajmi.net/