Edhe pse nuk ka luajtur shumë, klubi përgatit kontratë të re për Sterling

Manchester City janë të gatshëm për t'i ofruar Raheem Sterling një kontratë rinovimi.

Sport

21/05/2021 09:35

Sterling vlerësohet si një nga lotjarët më të mirë në Man City dhe largimi i tij nuk është as temë diskutimi, transmeton lajmi.net.

The Telegraph ka raportuar se reprezentuesi anglez shumë shpejt do t’i ofrohet një kontratë e re rinovimi.

Diskutimet kanë filluar dhe vonesa e saj është për shkak se klubi dëshiron t’i ofrojë një kontratë të gjatë lojtarit.

Në qershor të vitit 2023 përfundon kontrata e tij aktuale, derisa Pep Guardiola dëshiron ta ‘blindojë’ Sterlingun./Lajmi.net.