Klopp ka një lajm të mirë për tifozët e Liverpoolit dhe Portugalisë

Liverpool do të luajë dy ndeshje të ardhshme në Premierligë, të cilat do të konsiderohen si finale për trajnerin Jurgen Klopp.

Sport

18/05/2021 16:42

Fillimisht ishte raportuar se Diogo Jota mund të humbasë sezonin, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, transmeton lajmi.net.

Madje,thuhet se ai mund të jetë i gatshëm për disa minuta në ndeshjen ndaj Crystal Palace në fundjavë.

“Diogo, pas skanimit të fundit ne pamë se ai është më mirë dhe ekziston një shpresë e vogël se ai mund të luajë ndaj Crystal Palace.

How many goals did Diogo Jota score this season? | Neo Prime Sport

Trajneri gjerman ka thënë se ky është lajm i mirë për Portugalinë, pasi ai pritet të jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian.

“Oxlade Chamberlain është i gatshëm për lojë, mirëpo Naby Keita nuk ishte pejsë e trajnimit dhe nuk e dimë nëse do të jetë i gatshëm”.

Burnley dhe Crystal Palace do të jenë kundërshtarët e radhës për The Reds, në qoftë se Liverpool fiton të dyja atëherë mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/