Fenerbahce sërish vihet në ‘sulm’ për Shkodran Mustafin

Fenerbahce sërish e ka bërë prioritet nënshkrimin me yllin shqiptar Shkodran Mustafi.

Sport

18/05/2021 14:59

Mustafi u huazua për gjashtë muaj te Schlake 04 pasi ndërpreu kontratën me Arsenalin në janar, por do largohet në verë, ngase klubi gjerman ka rënë në Bundesliga 2, shkruan lajmi.net.

Media turke, Takvim, ka raportuar se Fenerbahce sërish ka interesim për shërbimet e shqiptarit, që përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë.

Fenerbahce edhe në të kaluarën provoi nënshkrimin me Mustafin, por Arsenal atë kohë nuk dëshironte ta largonte nga skuadra.

Pos kësaj, edhe mesfushori Mesut Ozil thuhet se ka biseduar në telefon me 29-vjeçarin që ta bind për t’iu bashkuar gjigantit turk./Lajmi.net/