Gazetat italiane shpjegojnë pse Ronaldo i largoi makinat nga garazhi në Torino

Cristiano Ronaldo i largoi makinat nga garazhi në Torino mbrëmë, por sipas mediave italiane nuk ka të bëjë asgjë lidhur me largimin nga Juventus.

Sport

17/05/2021 21:20

Sempre Calcio publikoi video ku shiheshin disa persona që largonin super makinat e portugezit, transmeton lajmi.net.

Shumica menduan se ky ishte paralajmërimi që do largohet në fund të sezonit, sidoqoftë, sipas Sky Sport Italia, 36-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Gazzetta.it raporton se Ronaldo zakonisht i lëviz makinat në destinacione të ndryshme para verës.

Një ndër kojshitë e Ronaldos, Luciano Saroglia tha: “Nuk mendoj se i lëviz makinat për një vend tjetër në Torino”.

“E pamë Ronaldon që e kontrollon operacionin. Kjo është java e fundit e sezonit dhe ai është duke lëvizur makinat. Ai nuk bën festa ose gjëra të tilla”.

E ardhmja e portugezit mbetet në dyshime dhe thuhet se do ta konsideronte largimin vetëm nëse “Bianconerët” dështojnë të përfundojnë në top katër./Lajmi.net/