Ronaldo i largon makinat nga garazhi i Torinos, a po largohet nga Juventus?
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i ka larguar makinat nga garazhi në Torino, duke dhënë më shumë sinjale për largimin në verë.
Sport
Ish ylli i Real Madridit dhe Manchester Unitedit është i lidhur me largimin nga “Zonja e Vjetër”, transmeton lajmi.net.
Nëna e CR7, Dolores Aveiro ka pranuar se do provojë të bind 36-vjeçarin për rikthimin në Lisbonë, por agjenti Jorge Mendes mohoi që lojtari do rikthehet në Portugali.
Sempre Calcio ka publikuar video ku shihen super makinat e Ronaldos duke u larguar përmes një kamioni.
Kamioni është nga Rodo Vargo, një kompani e njohur me bazë në Lisbonë dhe video tregon se super makinat janë duke u larguar nga Torino.
Arritja e makinave në vitin 2018 ishte sinjal shumë i fortë kur Ronaldo arriti në Torino, ndërsa fakti se janë duke u larguar nga garazhi nënkupton se ai do largohet. /Lajmi.net/
#CR7 trasloca le 7 supercar dal suo garage di Torino via Roclo Cargo, azienda trasporti di Lisbona 🏎️👀
Vuol dire tutto? Vuol dire niente? 🤔
(Video @persemprecalcio) pic.twitter.com/qX9moM93mr— Giacomo Scutiero (@SCUtweet) May 17, 2021