Pas David Luiz, edhe Willian do largohet nga Arsenali në verë
Ditë më parë mediat angleze deklaruan se David Luiz ka kumtuar bordit të Arsenalit se ai do largohet në verë.
Sport
David Luizit nuk i është ofruar një marrëveshje e re por edhe nëse do ti ofronin një gjë të tillë, 34 vjeçari nuk do të pranonte, pasi qëllimi i tij ishte të largohej dhe sipas të gjitha gjasave të rikthehet në Brazil.
Tani, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, edhe Willian do të largohet në verë, transmeton lajmi.net.
Sipas Romanos, për Willianin ka interes prej MLS, ku Miami kishte dashur të nënshkruante me të edhe vitin e kaluar.
Arsenali po pret ofertat e duhura për brazilianin./Lajmi.net/
After David Luiz, also Willian is expected to leave Arsenal this summer. ⚪️? #AFC
There’s interest from European clubs and from MLS – Inter Miami wanted him last summer. Arsenal are waiting for official bids. ?? #Willian #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 16, 2021