Marca: Legjenda zëvendëson legjendën, Zidane largohet, vjen Raul
Zinedine Zidane raportohet se do të largohet nga Real Madrid këtë sezon dhe zëvendësues i tij mund të jetë Raul Gonzalez.
Sport
Tekniku francez nuk ka pranuar të flasë për të ardhmen e tij kur është pyetur disa herë në konferencat për shtyp, transmeton lajmi.net.
“Një vendim do ta marrë në përfundimin e këtij sezoni”, kishte thënë Zidane në konferencën e tij të fundit.
Mirëpo, mediumi spanjoll Telemadrid, raporton se 48 vjeçari do të largohet përfundimisht nga klubi me të përfunduar ky sezon.
Gazeta e përditshme spanjolle, Marca, në anën tjetër ka thënë se Raul Gonzalez do të zëvendësojë francezin.
Aktualisht, Raul është trajner i të rinjëve të ‘Los Blancos’ dhe ka punuar gjithashtu edhe me U-15 në të kaluarën./Lajmi.net/