Telemadrid: Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madrid

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, raportohet se do të largohet nga klubi i Real Madrid kur të përfundojë sezoni aktual.

Sport

14/05/2021 15:39

Mediumi spanjoll, Telemadrid, ka njoftuar se pa marrë parasysh në qoftë se Zidane fiton La Ligan apo jo, në fund ai do të largohet, përcjell lajmi.net.

Këtë vendim Zidane e ka planifikuar me muaj dhe në javët e fundit ai ka refuzuar që të flasë për të ardhmen e tij.

Në një konferencë për shtyp, francezi konfirmoi se do të marrë një vendim kur të përfundojë sezoni aktual.

Lamtumira e Zidane është për shkak të lodhjes së tij fizike dhe mendore. Trajneri i bardhë shpreson ta përfundojë kohën e tij si trajner i Real Madrid me një titull të ri në kampionat, i cili do të ishte i dyti me radhë dhe i treti për francezin, gjithmonë sipas Telemadrid./Lajmi.net/