Rikuperohen të gjithë lojtarët, Tuchel gëzon tifozët e Chelsea
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se tre lojtarë do të rikthehen ndaj Leicester City.
Sport
Andreas Christensen, Mateo Kovacic dhe N’Golo Kante do të jenë të gatshëm për finalen e FA Cup, transmeton lajmi.net.
Në konferencën e tij për shtyp, Tuchel zbuloi se Kante pritet të fillojë nga minuta e parë ndaj ‘Dhelprave’.
Në anën tjetër, Kovacic dhe Christensen janë rikuperuar nga lëndimet e tyre, mirëpo nuk dihet nëse do të luajnë në finale.
‘Blutë’ kanë synim që të fitojnë trofeun për herë të nëntë në histori të tyre.
Ndërsa, Leicester City po kërkon që të shkruajë historinë, duke fituar trofeun për herë të parë në histori të klubit./Lajmi.net/