2 finale për titullin e La Ligas, Atletico, Real Madrid dhe Barcelona
Atletico Madrid, Real Madrid dhe Barcelona po vazhdojnë garën për titullin e La Ligas, kur kanë mbetur edhe dy xhiro.
Sport
Barcelona ka bërë disa hapa mbrapa në garën për titull, pasi fillimisht u mposht nga Granada dhe humbi mundësinë për të dalë në vendin e parë në tabelë, raporton lajmi.net.
Me të humbur këtë ndeshje, ajo bëri edhe një gabim tjetër kur barazoi 3-3 ndaj Levantes dhe vetëm një mrekulli duhet të ndodhë që Barcelona të fitojë titullin.
Atletico Madrid në anën tjetër, është e pozicionuar në vendin e parë në tabelë dhe në qoftë se fiton të dy ndeshje atëherë do të shpallet kampione e La Ligas.
Osasuna dhe Real Valladolid do të jenë kundërshtarët e ardhshëm të ‘Los Colcheneros’, ku ata janë favorit në letër për të dyja ndeshjet.
Real Madrid ka orarin më të vështirë nga 3 skuadrat që po luftojnë për titull, pasi do të luajë me Athletic Bilbao në San Mames më 16 maj, ndërsa sezonin e mbyllë në shtëpi ndaj Villarrealit më 23 maj.
Dy ndeshjet e fundit për Barcelonën do të jenë në shtëpi ndaj Celta Vigos dhe do të udhëtojë në vendin Bask të Spanjës, që të përballet me Eibarin./Lajmi.net/