Conte nuk e ka harruar, dëshiron bashkimin me yllin e Chelseas

Antonio Conte nuk e ka harruar shënjestrën e tij, Olivier Giroud dhe do mundohet ta transferojë atë në merkaton e verës.

Sport

14/05/2021 08:24

Todofichajes raporton se burimet e Italisë tregojnë që Conte akoma dëshiron transferimin e Giroud, përcjell lajmi.net.

Tekniku italian e njeh lojtarin shumë mirë nga koha e tij në Londër dhe është i bindur se karakteristikat e tij do t’i përshtateshin në mënyrë të përsosur mënyrës së lojës së ekipit.

Giroud erdhi shumë afër largimit nga Londra verën e kaluar, por më në fund qëndroi për të qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Lazio është një tjetër nga ekipet që gjithashtu dëshiron reprezentuesin francez, por besohet se ndërhyrja e Contes do të ketë ndikim të madh te lojtarit./Lajmi.net/