Buffon: Më ka bërë ofertë Flamengo, por nuk mendoj se do shkoj atje

Gianluigi Buffon ka deklaruar ditë më parë se nuk do të rinovojë kontratën me Juventusin.

Sport

13/05/2021 21:21

43 vjeçari u bë protagonist në ndeshjen ndaj Sassuolos duke shpëtuar skuadrën nga barazimi duke mbrojtur një penalti.

Sipas mediave italiane, Buffon ka oferta nga Italia por edhe nga jashtë vendit.

Ai në një intervistë për “TNT Sports”, ka konfirmuar një gjë të tillë, por ka shprehur dëshirën që të qëndrojë afër shtëpisë.

“Spekulimet për Brazilin? Shiko, me ka bërë ofertë Flamengo, por ta them troç, nuk mendoj se do shkoj atje”, tha Buffon.

“Ose do të transferohem diku afër, ose do të ndaloj së luajturi”, përfundoi Gianluigi Buffon./Lajmi.net/