Liverpool kërkon yllin e Realit, kushton 60 millionë euro
Liverpool është i interesuar për transferimin e sulmuesit Marco Asensio nga Real Madrid.
Sport
Spanjolli ka shkëlqyer në “Santiago Bernabeu”, por gjithashtu ka pasur probleme më lëndime vitet e fundit dhe mund të largohet nga klubi për çmimin e duhur, transmeton lajmi.net.
Liverpool që disa vite është admirues i Asensios dhe duan ta transferojnë si pasuesi i Sadio Mane.
Sipas Don Balon, 60 milionë euro kushton kartoni i sulmuesit dhe tifozët e Liverpoolit do ndiheshin të lumtur nëse Klopp e përforcon sulmin.
“Reds” pritet që ta shesin Mohamed Salah gjatë verës dhe në rast që egjiptiani largohet, atëherë Asensio do ishte transferimi i duhur dhe nuk do ishte e nevojshme largimi i Mane.
Problemi është që Asensio dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe duke parë tabelën momentale, Liverpool nuk dihet nëse do marrë pjesë në edicionin tjetër./Lajmi.net/