Lautaro i kërkoi falje Contes dhe bashkëlojtarëve

Sulmuesi i Interit Lautaro Martinez thuhet se u kërkoi falje shokëve të tij të skuadrës dhe trajnerit Antonio Conte për shpërthimin e djeshëm.

Sport

13/05/2021 12:22

Argjentinasi pati një debat të ashpër me trajnerin e tij pasi u zëvendësua në minutën e 77-të, përcjell lajmi.net.

Lautaro Martinez fillimisht filloi ndeshjen nga stoli, mirëpo u inkuadrua në minutën e 35-të. Conte nuk ishte i kënaqur me performancen e tij dhe vendosi që përsëri ta sjell atë në bankën rezervë dhe aty argjentinasi shpërtheu.

Ndihmës traineri Cristian Stellini shpjegoi se sjellja e sulmuesit nuk do të tolerohet por theksoi ‘gjithçka është në të kaluarën’ menjëherë pas fishkëllimës së fundit.

Të gjithë sytë ishin drejt Lautaro pas ndeshjes, por sulmuesi dukej i qetë kur ai foli me Sky Sport Italia pas ndeshjes dhe priti me padurim të udhëtonte në Juventus si kampion Italian këtë fundjavë.

La Gazzetta dello Sport raporton se Lautaro u kërkoi falje menjëherë të gjithëve dhe gjithashtu thotë se atmosfera në Appiano midis lojtarëve dhe trajnerëve është e qetë./Lajmi.net/