Klopp hedh poshtë çdo spekulim: Liverpool nuk do të bëjë shpenzime të mëdha

Jurgen Klopp këmbëngul se nuk do të ketë transferime të mëdha për Liverpool këtë verë dhe dyshon nëse Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Jadon Sancho do të jenë në lëvizje.

Sport

13/05/2021 11:03

Klubet në të gjithë Evropën ende po llogarisin koston e pandemisë së koronavirusit dhe duhet të luajnë pas dyerve të mbyllura, që do të thotë se ka shumë më pak para në dispozicion sesa ka qenë më parë, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Liverpool ka qenë i lidhur me emra të mëdhenj në çdo merkato, Klopp është përpjekur gjithmonë të zvogëlojë gjasat që klubi të thyejë bankën për të sjellë ndonjë prej tyre në Anfield.

‘Të mos luash në Ligën e Kampionëve nuk ndihmon padyshim, por nuk është problemi ynë më i madh. Tregu do të jetë vërtet i çuditshëm”, ka thënë Klopp.

“Kylian Mbappe? Haaland? Sancho? Nuk besoj se do të ndodhë ndonjë transferim i madh sepse bota e futbollit ende nuk është në të njëjtin vend ku ishte më parë”, është shprehu ai.

Tekniku gjerman nuk e ka përjashtuar plotësisht Liverpoolin nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm, kjo pasi ata kanë akoma një mundësi kualifikimi.

“Nuk është mirë nëse nuk shkon në Ligën e Kampionëve, por ka ende një shans dhe ndërsa ka një shans, ne nuk duhet të flasim sikurse ka mbaruar gjithçka”.

Ai ka thënë se një skuadër e plotë dhe pa lëndime do t’i bëjë ballë Manchester Cityt dhe Chelsea në garën për titull.

Ai beson se të kesh të tre qendërmbrojtësit – Virgil Van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip – dhe kapitenin Jordan Henderson gati për para-sezonin pas dëmtimeve afatgjata do të jetë si të kesh nënshkrime të reja./Lajmi.net/