Presidenti i Dortmund konfirmon përfundimisht të ardhmen e Haaland
Presidenti i Borussia Dortmund, Hans Joachim Watzke ka folur edhe një herë për të ardhmen e lojtarit, Erling Haaland.
Sport
Haaland është njëri nga emrat më të përmendur në këtë sezon dhe qëndrimi i tij në Dortmund është kontestuar disa herë, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, presidenti Hans Joachim Watzke ka thënë për Sport Bild: “Unë besoj se të tjerët e dinë për kontratën e tij dhe qëndrimin tonë”.
“Mino Raiola na kishte njoftuar më herët më takimin me krerët e Barcelonës. Është e qartë që një ditë Haaland do të jetë jashtë Dortmundit, por jo kaq shpejt”.
Dortmund është njëri nga klubet që prodhon talentë të shumtë dhe i zhvillon ata mes tjerash./Lajmi.net/