Përfundon pjesa e parë, Arsenal në epërsi ndaj Chelsea

Arsenal është në epërsi ndaj Chelseas, kryederbi anglez i vlefshëm për xhiron e 36-të.

Sport

12/05/2021 22:02

Ishte talenti Emil Smith Rowe që kaloi “Topçinjtë” në epërsi, shkruan lajmi.net.

Në fakt, ishte një gabim nga Jorginho që ishte shumë pranë të shënonte autogol, por Kepa arriti ta ndal topin, që u kthye te Aubameyang, i cili asistoi për Rowe (16′).

Tutje, Chelsea ishte më e rrezikshme, por nuk i konkretizojë rastet.

Mbetet të shihet nëse do përfundojë ndeshja me këtë rezultat./Lajmi.net/