I pabesueshmi CR7, vendos rekord të ri që nuk e ka arritur askush në histori

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekorde të reja.

Sport

12/05/2021 21:39

Portugezi me golin ndaj Sassuolos, ka arritur në kuotën e 100 golave në fanellën e Juventusit, shkruan lajmi.net.

Me këtë gol, Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori që shënon me 100 gola për tri klube të ndryshme dhe Kombëtaren e tij.

Ky rekord nuk ishte arritur asnjëherë nga askush tjetër, por është superylli portugez që e bëri të mundur./Lajmi.net/