Romano shpjegon situatën e Sanchos

Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho pritet që në verë të largohet nga klubi dhe të rikthehet në Premierligë.

Sport

12/05/2021 17:05

Anglezi ishte pranë Manchester Unitedit verën e kaluar, por marrëveshja nuk u arrit sepse Dortmund kërkonte plotë 120 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Dortmund ka konfirmuar se nëse ofrohet vlera e kërkuar, atëherë Sancho do largohet.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, që konfirmoi se “Djajtë e Kuq” vazhdojnë të jenë të interesuar, derisa edhe Liverpool do hyjë në garë nëse shesin disa lojtarë.

Ndërkohë, Dortmund kërkon afro 100 milionë euro për ta lejuar sulmuesin të largohet nga klubi./Lajmi.net/