Atentat në Elbasan, burri vritet me armë zjarri në makinë në sy të bashkëshortes
Një ekzekutim me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si Fushë-Mbret në Elbasan.
Lajme
Mësohet se një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në makinë.
Viktima është identifikuar si Everest Çaka i njohur dhe me emrin Ibrahim Caka, banor i lagjes “5 Maji” të qytetit.
Çaka mësohet se po lëvizte me një makinë tip “Opel” dhe është ekzekutuar në timon në prezencë edhe të bashkëshortes së tij Silvana Çaka që udhëtonte me të në mjet, e cila gjithashtu ka mbetur e plagosur në dorë. /oranews