ZYRTARE: Man City kampioni i ri i Premierligës
Tri xhiro pa përfunduar kampionati, Manchester City, ka arritur që të shpallet kampion i Premierligës.
Sport
Pas dështimit të Manchester United ndaj Leicester City (1-2), Man City është shpallur edhe automatikisht kampion i ri, shkruan lajmi.net.
Ky është trofeu i pestë i Premierligës në histori të klubit, derisa i dyti për Pep Guardiolan me ‘Qytetarët’.

Para finales në Ligën e Kampionëve, Man City veçse ka siguruar titullin e parë dhe tani do të jetë më e qetë.
Ndeshjet e ardhshme të Manchester Cityt do të jenë ndaj Newcastle United, Brighton Albion dhe Everton./Lajmi.net/