Pse të pëlqejnë meshkujt që të tjerëve nuk iu duken tërheqës fare? Epo është shumë e thjeshtë

Pse të qenit jotërheqës të bën më tërheqës në sytë e të tjerëve?

Lifestyle

11/05/2021 11:04

Sigurisht, të gjithëve iu ndodhë që të shohin dikë, ta pëlqejnë shumë akoma pa e hapur gojën, shkruan lajmi.net.

Dhe gjithmonë këta persona janë fiks ashtu si e paramendojmë personin perfekt për neve, pra me shumë gjasë janë shumë tërheqës.

Por pse nganjëherë një person që askujt nuk i duket tërheqës, ty të pëlqen shumë? Epo ka shumë faktorë të ndërlidhur me këtë.

Së pari, ka të bëjë me faktin se personat që janë më mesatarë, apo më jotërheqës sipas standardeve të shoqërisë janë më të prekshëm në sytë tuaj, pra, ju keni përshtypjen se keni më shumë gjasë që të pëlqeheni nga ata.

Personat që janë shumë tërheqës mund të shihen si të paarritshëm dhe për të shmangur lëndimin, ju do t’i perceptoni ata si jo edhe aq tërheqës.

Personat që janë shumë tërheqës, shpeshherë nuk punojnë me personalitetin e tyre, sepse të gjithë tërhiqen prej pamjes së tyre, prandaj nuk është se ka ndonjë rol shumë të madh se a kanë një personalitet të fortë.

Personat që janë më jo atraktiv, nuk është se kanë pasur ndonjë arsye që t’i bëjë ta pëlqejnë veten pa masë, prandaj ata kanë punuar më shumë me personalitetin e tyre, gjë që i bënë ata edhe më tërheqës sepse zakonisht janë më të sjellshëm, me edukatë, të respektueshëm dhe emocional, shkruan lajmi.net.

Gjërat e tilla janë faktor kyç për femrat që të lidhen emocionalisht ndaj një personi. Dhe sigurisht të mos harrojmë, kur keni ndjenja romantike ndaj një mashkulli, ata bëhen më tërheqës në sytë tuaj.

Një prej gjërave tjera që ndikon është nevoja e personit të jetë i veçantë. Nëse të gjitha femrat çmenden pas një mashkulli të caktuar, disa prej femrave të tjera mund të ndjenjë një nevojë, në formë instikti të themi, që të mos dorëzohen para tij dhe të mos e pëlqejnë.

Juve nuk do iu lë fare përshtypje se çfarë ai person bën, por nëse ju filloni të urreni atë person pa asnjë arsye, atëherë ju po që e pëlqeni dhe po gënjeni vetëm vetën.

Ka disa tipare fizike që një femër i parapëlqen, qoftë stili i flokëve, gjatësia fizike, pesha, forma e syve, buzëqeshja, apo stili i veshjes. Sapo njëri nga këta tipare të iu kap syrin, ju do të ndjeheni të tërhequr.

Ka shumë njerëz që janë shumë tërheqës, dhe le ta themi drejtë, shumë prej tyre duken fiks njësoj! Të qenit jo shumë tërheqës dhe ndryshe nga kjo kategori e “bukuroshëve” i bënë meshkujt jotërheqës shumë tërheqës.

Dhe çfarëdo që mendoni për veten, qoftë nëse jeni femër apo mashkull, ka me qindra njerëz që iu dukesh shumë atraktiv. /Lajmi.net/