Gabimet që prindërit bëjnë me fëmijët para dhe pasi të divorcohen

Shprehjet apo fjalitë që nuk duhet të thoni në sy të fëmijëve jane.

Lifestyle

11/05/2021 09:20

Prindërit herë pas here thonë fjalë të pamenduara sidomos me fëmijët, por duhet patur shumë kujdes me to gjatë proçesit të divorcit, shkruan “Living”.

Jo vetëm sepse gjërat që thonë mund të jenë një pengesë për kujdestarinë e fëmijës por edhe sepse demtojnë personat e dashur, transmeton lajmi.net.

Shprehjet apo fjalitë që nuk duhet të thoni në sy të fëmijëve jane:

Fyerje për babain ose mamanë: Me të vërtetë është një periudhë e vështirë për ju por kjo nuk do të thotë që fëmija nuk ndjen dashuri për të dy prindërit. Një sharja apo një mendim jo i mirë rreth njërit prej prindërve mund të mërzisë dhe të vendosi fëmijën në një situatë që nuk di sit ë veprojë.

Do ndihem shumë e vetmuar deri sa ti të kthehesh: Duke thënë diçka të tillë, ju mund të mendoni se thjesht po i thoni fëmijës tuaj që do t’ju mungojë, por ajo që ju po bëni është t’i bëni ata të ndihen sikur lumturia juaj është në njëfarë mënyre problemi i tyre, gjë që mund të shkaktojë stres dhe shqetësim të panevojshëm për ta.

Gratë janë gënjeshtare ose burrat janë tradhtarë: Këto fraza kanë potencial të shkaktojnë jo vetëm dëmtime të menjëhershme, por hedhin themelet për dëme në të ardhmen. Ato mund të shkaktojnë që fëmijët të formojnë imazhe negative për gjininë tjetër.

Nqs do të qash, shko në dhomën tënde: për disa fëmijë është shumë e dhimbshme të kalojë në proçesin e ndarjes së prindërve. Këtë lloj dhimbje ata ë shprehin në mënyra të ndryshme gjatë të cilave duhet ti qendroni gjithmonë pranë dhe mos ti ndrydhni ndjenjat e tyre.

Ti je burri/gruaja e shtëpisë tani: Ajo cfare ju mund të nënkuptoni me këtë fjali është ndjenja e përgjegjësisë që duhet të ketë një fëmijë por, në fakt kjo shkakton një stres tek ata dhe dyshime në mënyrën se si duhet të sillen. /Lajmi.net/