Ronaldo mungon në stërvitje dhe viziton fabrikën e Ferrarit me Agnellin

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk u stërvit me skuadrën në mëngjes dhe vizitoi fabrikën e Ferrarit në Maranello me presidentin Andrea Agnelli dhe John Eklann.

Sport

10/05/2021 20:31

Superylli portugez nuk është përfshirë në stërvitje me bashkëlojtarët, transmeton lajmi.net.

CR7 vizitoi fabrikën e Ferrarit me Agnellin, ky i fundit ishte për të parë humbjen ndaj Milanit dje.

Exor është kompani e drejtuar nga familja e Agnellit, se bashku me kompanitë e tjera, si Juventus dhe Ferrari.

Sipas Calciomercato, Ronaldo edhe bleu një Ferrari.

Juventus momentalisht renditët në pozitën e pestë në tabelë, një pikë më pak se Napoli që zë vendin e katërt.

Në rast që nuk sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, atëherë me shumë gjasa Ronaldo do largohet./Lajmi.net/