10 momentet më të dyshimta për prekjet me dorë në La Liga këtë edicion

Ky edicion 2020/21 në La Liga ka qenë ndër me të 'zjarrtit' meqenëse tri skuadra vazhdojnë të garojnë për titull.

Sport

10/05/2021 19:06

Sidoqoftë, në këtë edicion ka pasur një rast të madh të rasteve të dyshimta për prekjet me dorë, derisa Eder Militao dje ishte më i fundit, transmeton lajmi.net.

Marca ka ndërtuar listën e top 10 incidenteve që kanë ndryshuar sezonin.

Xhiro e 35-të – Real Madrid 2 – 2 Sevilla (Eder Miliato)

Gjatë ndeshjes u dha penallti për Sevillan pasi Militao preku topin me dorë brenda zonës.

Por, arbitri i njohur Andjur Oliver tha se nuk duhet të jepej si penallti.

Xhiro e 34-të – Sevilla 0 – 1 Athletic Bilbao – Mikel Balenziaga

Në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 0-0, topi preku krahun e Balenziagas, por nuk u dha penallti as nga dhoma e VAR-it

Xhiro e 32-të – Real Madrid 0 – 0 Real Betis – Juan Miranda

“Los Blancos” dëshirua penallti në fundin e ndeshjes që ndoshta do iu ndihmonte të merrnin pikët e plota, por edhe Oliver ishte i mendimit se nuk ishte penallti dhe vendimi ishte i drejtë.

Xhiro e 26-të, Atletico Madrid 1 – 1 Real Madrid – Felipe

Në pjesën e parë, topi preku krahun e Felipe, por asgjë nuk u dha. Sërish Oliver tha se ishte vendimi i duhur që nuk u pranua penalltia.

Xhiro e 23-të – Barcelona 1 – 0 Real Valladolid – Jordi Alba

Tjetër penallti nuk u dha për një prekje të topit më dorë, por Oliver sërish u pajtua me vendimin

Xhiro e 21-të – Cadiz 2 – 4 Atletico Madrid – Koke

Kjo ishte penallti që u dha për një prekje më dorë dhe pas rishikimit të VAR-it u mor vendimi.

Xhiro e 18-të – Real Madrid 0 – 0 Athletic Club – Ander Capa

Të gjithë pjesëtarët e Real Madridit dëshiruan penallti. Por, rregullat thonë se kur krahu është mes trupit dhe tokës kur lojtari është duke rënë në tokë, s’ka penallti, andaj edhe nuk u dha asgjë.

Xhiro e 14-të – Eibar 1 – 3 Real Madrid – Sergio Ramos

Këtë herë Eibar kërkoi penallti ndaj Sergio Ramos në minutën e 82-të dhe Oliver beson se duhej të ishte penallti.

Xhiro e 13-të – Barcelona 1 – 0 Levante – Samuel Umtiti

Në minutën e 93-të, mysafirët kërkuan penallti, pasi topi preku Umtitin në dorë, por nuk u dha.

Xhiro e 11-të – Real Madrid 1 – 2 Alaves – Nacho

Penalltia u dha kur topi preku krahun e Nachos dhe Oliver tha ‘nuk ka diskutim, vendim plotësisht i drejtë’./Lajmi.net/