Mbappe ëndërron për Real Madridin, nuk e bind oferta e PSG-së

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe nuk është bindur nga kontrata e re e ofruar nga klubi francez.

Sport

10/05/2021 18:24

Kampioni i Francës vikendin e kaluar nënshkroi rinovimin me Neymar deri në vitin 2025 dhe tani kanë bërë prioritet rinovimin me Mbappen, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Mabppe është duke konsideruar të ardhmen.

Sipas Telefoot, rinovimi i Neymar nuk ka ndryshuar qëndrimin e Mbappes, derisa fituesi i Kupës së Botës nuk është bindur nga kontrata e re.

Mbappe ‘thuhet’ se është në ‘radarin’ e Real Madridit dhe në rast që dëshiron largimin, atëherë “Parisienët” do provojnë të nënshkruajnë me Mohamed Salah.

Mbappe ka shënuar 25 gola në 29 ndeshje në Ligue 1, por shkaku i lëndimit, u detyrua ta sheh nga stoli barazimin ndaj Rennes./Lajmi.net/