Real Madrid dëshiron nënshkrimin me talentin e rivalit

Real Madrid pritet që në afatin e ardhshëm kalimtar të bëjë disa transferime për të përforcuar skuadrën.

Sport

10/05/2021 16:18

Me Carvajal që ka pasur lëndime të shpeshta këtë edicion dhe Zidane që nuk ka besim te Odriozola, “Los Blancos” do bëjnë çmos për të nënshkruar me një mbrojtës të krahut të djathtë, transmeton lajmi.net.

Raportimet e fundit nga Spanja, zbulojnë se Reali ka vendosur ta transferojë Jorge de Frutos nga Levanta.

Mbrojtësi që me raste ka luajtur edhe si sulmues i krahut ka shkëlqyer këtë edicion, andaj ka rënë edhe në ‘radarin’ e “Galaktikëve”.

Nënshkrimi me lojtarin, Reali do t’i kushtojë plotë 15 milionë euro, derisa interesim ka shprehur edhe Sevilla./Lajmi.net/