Ankesat për gjyqtarin, Pique “hakmerret” ndaj Realit në Twitter

Gerard Pique ka reaguar në rrjetet sociale kur ka parë skenat pas ndeshjes së Real Madridit ndaj Sevillas.

Sport

10/05/2021 15:36

Në fakt, pas disfatës në “El Clasico”, Pique edhe pse nuk ishte i pranishëm në fushë, hyri në fushë për tu drejtuar tek gjyqtari i takimit ku u konfrontua nga Luka Modric, shkruan lajmi.net.

Pique ishte duke shkuar tek gjyqtari kur iu afrua kroati dhe e konfrontoi me ironi.

“Po shkoni të ankoheni tani apo jo?”, tha Modric.

“Po, vetëm katër minuta shtesë!”, kishte thënë Pique.

“Dhe sa do të doje ti?”, ia kishte kthyer me ironi Luka Modric.

Por, pas barazimit 2-2 me Sevillan, përpos lojtarëve, edhe Zinedine Zidane iu afrua gjyqtarit të ndeshjes për tu konsultuar për disa nga vendimet e tij.

Gerard Pique pa skenat pas ndeshjes dhe ai nuk mund ti rezistonte përgjigjes në komente.

“Duke biseduar, njerëzit e kuptojnë njëri-tjetrin”, shkroi Pique në Twitter./Lajmi.net/