Ibrahimovic do mungojë dy ndeshje shkaku i lëndimit
Zlatan Ibrahimovic është lënduar përsëri në ndeshjen ndaj Juventusit.
Sport
Ibrahimovic u detyrua të largohet nga fusha pas një lëndimi në fitoren e Milanit në “Allianz Stadium” në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A kundër Juventusit, shkruan lajmi.net.
Ibra pësoi lëndim në gju dhe pas ekzaminimeve mjekësore mësohet kohëzgjatja e lëndimit.
Sulmuesi suedez nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Torinos dhe Cagliarit në Serie A.
39 vjeçari do ti nënshtrohet edhe një kontrolle nesër për të evituar ndonjë përkeqësim të gjendjes./Lajmi.net/