Chelsea planifikon kontratë të re për Brojan, pas paraqitjeve të mira me Vitessen
Armando Broja do të vazhdojë të qëndrojë në Stamford Bridge.
Sport
Armando Broja është duke kaluar në një formë mahnitëse në Eredivisie me skuadrën e Vitesses, shkruan lajmi.net.
Broja ka shënuar tashmë 11 gola në fanellën e Vitesses dhe si duket ka bindur drejtuesit e “The Blues” me paraqitjet e tij fantastike.
19 vjeçari është transferuar në Vitesse në formë huazimi dhe ka shkëlqyer në sezonin 2020/2021, tani Chelsea planifikon ta shpërblejë sulmuesin shqiptar me një kontratë të re.
Sipas korrespodentit të Chelseat në kuadër të “Goal.com”, Nizaar Kinsella, Chelsea ka bërë të ditur dëshirën e tyre për të rinovuar me Brojën./Lajmi.net/
Per @David_Ornstein, Chelsea have activated an extension clause for Swansea City loanee Marc Guehi’s deal until 2023.
Furthermore, Chelsea have signalled their intent to offer Armando Broja a new contract after an impressive time at Vitesse. #CFC
— Nizaar Kinsella (@NizaarKinsella) May 10, 2021