Real Madrid në frymën e fundit fiton një pikë ndaj Sevillas

Real Madrid nuk e ka shfrytëzuar rastin e artë që të marrë kreun e tabelës, duke barazuar në shtëpi me Sevillan.

Sport

09/05/2021 22:52

“Los Blancos” dominuan nga minuta e parë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 2 – 2, shkruan lajmi.net.

Karim Benzema fillimisht gjeti golin, por pastaj VAR-i ia anuloi pasi Odriozola ishte në pozitë jashtë loje.

Ishte Fernando që zhbllokoi rezultatin duke shënuar nga afërsia pas asistimit të Rakitic (22′).

Marco Asensio në pjesën e dytë, barazoi rezultatin duke shënuar gol të bukur (67′).

Por, Sevilla riktheu epërsinë përmes Ivan Rakitic, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë (78′).

Derisa pritej që ndeshja të mbyllej me fitoren e mysafirëve, në skenë doli Eden Hazard që ‘ringjalli’ shpresat e “Galaktikëve” për titull (90+4).

Pas këtij barazimi, Reali renditët në pozitën e dytë me 75 pikë, derisa Sevilla në të katërtin me 72 sosh./Lajmi.net/