Klubet themeluese të Superligës fajësojnë UEFA-n për shkelje të ligjit
Barcelona, Juventus dhe Real Madrid kanë lëshuar një komunikatë zyrtare të përbashkët ku shihet edhe pajtimi i tyre për Superligën.
Sport
Në këtë komunikatë është trajtuar edhe çështja e kërcënimeve që kanë marrë vazhdimisht klubet, lojtarët etj, transmeton lajmi.net.
Për këtë gjë, klubet themeluese kanë thënë: ““Klubet themeluese kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë presione, kërcënime dhe shkelje të papranueshme të palëve të treta për të braktisur projektin. Kjo është e patolerueshme dhe kundër ligjit”.
Ata gjithashtu shprehin gatishmërinë e tyre për të diskutuar rreth këtij projekti me të gjithë akterët, përfshirë këtu edhe FIFA-n dhe UEFA-n, që të gjejnë një zgjidhje më të përshtatshme për qëndrueshmërinë e gjithë familjes së futbollit.
Thelbi i përgjithshëm i kësaj deklarate duket të jetë se të tri klubet janë ende shumë në favor të krijimit të një Superlige.
Ata thonë se ajo u krijua “me synimin për të ofruar zgjidhje për situatën aktuale të paqëndrueshme në industrinë e futbollit”./Lajmi.net/