Guardiola: Zinchenko meriton të jetë titullar, ai pati rastin të largohet por refuzoi
Oleksandr Zinchenko ka shkëlqyer në ndeshjet ndaj Paris Saint Germain në gjysmëfinale.
Sport
Zinchenko ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Manchester Cityt në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.
Guardiola pati vetëm lëvdata për ukrainasin, strategu spanjoll vlerësoi lartë qëndrimin e Zinchenkos ku sipas tij ai nuk ankohet kurrë edhe pse luan një pozitë tjetër nga mbrojtësi i majtë.
“Ai ka luftuar shumë për të qenë këtu në City, një transferim u mundësua por ai tha jo ‘dua të jem këtu’. Kjo do të thotë shumë për të, ai rrallë herë gabon, kur i tregon diçka, e kupton menjëherë”, tha ai.
“Ai është gjithmonë i fokusuar dhe i koncentruar. Të jesh një mbrojtës i majtë kundër lojtarëve si Salah, Rashford dhe Di Maria është gjëja më e vështirë por ai nuk bën gabime. Edhe kur ka topin është fantastik”, tha Guardiola.
“Në një mbrojtje me katër, qëja më e rëndësishme është të mos bësh gabime, ndërsa Zinchenko është stabil në këtë aspekt, ja pse ai meriton të luajë”, përfundoi Pep Guardiola./Lajmi.net/