Ky studim është rezultat i një hulumtimi 10- vjeçar nga 14 anëtarë të universitetit kalifornian. Titulli i tij i plotë nuk është i lehtë për t’u konceptuar nga të gjithë, përveç nëse jeni vetë shkencëtar: ‘Depolimerizimi thuajse i plotë i poliestrave me enzimat nano-të shpërndara’.
Mirëpo profesiori Ting Xu, i cili kontribuoi në hulumtim e shpjegon më thjesht këtë koncept. Ai sqaron se si ky material i ri përbëhet nga enzima që ndërtimin e brendshëm e kanë të ngjashëm me sistemin e tretjes së njeriut.
Enzimat bashkëveprojnë me polimerët sintetikë (një klasë kjo e përgjithshme e plastikës) në një proces tretjeje, duke i kthyer ato në molekula të vogla jo-toksike, nanoskopike për syrin dhe të padëmshme për mjedisin.
“Ne patëm sukses në shpërbërjen e poliestrave në molekula të vogla, që në thelb janë ushqim për mikrobet dhe që ruajnë njëtrajtshmëri në mjedis”, tha Ting Xu./Lajmi.net/