Moment interesant, Aguero çuditet pak çaste para inkuadrimit në lojë

Pak sekonda para inkuadrimit të Sergio Agueros në lojë, ndodhi një moment qesharak që u komentua shumë pas ndeshjes.

Sport

05/05/2021 16:16

Manchester City arriti që të eliminojë nga Liga e Kampionëve skuadrën e Paris Saint-Germain dhe kësisoj u kualifikua në finale, transmeton lajmi.net.

Kjo ndodhi në minutën e 85-të të takimit kur Sergio Aguero ishte gati të zëvendësonte Phil Foden.

Puna është që zyrtari i katërt e gaboi numrin e Argjentinasit, mirëpo argjentinasi ishte i shpejtë për t’i treguar gabimin arbitrit, i cili më pas korrigjoi gabimin e tij.

Pasi Aguero ka konfirmuar se do të largohet në verë nga Man City, kjo ishte ndeshja e tij e fundit në Etihad Stadium në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/