Man City thyen dy rekorde në Ligën e Kampionëve

Manchester City ka shkruar histori duke u kualifikuar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve, por edhe ka vendosur një rekord tjetër.

Sport

04/05/2021 23:36

Man City është skuadra e parë angleze që ka fituar shtatë ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve, raporton lajmi.net.

Përpos kësaj, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është skuadra e parë nga Premierliga që fiton 11 ndeshje në një edicion të vetëm të LK-së, duke thyer rekordin e United.

Në qoftë se arrin tetë fitore radhazi, atëherë ata do të shkruanin histori përsëri duke fituar trofeun e kësaj gare për herë të parë në histori të klubit.

‘Qytetarët’ do të përballen në finale me fituesin e takimit Chelsea – Real Madrid, më 29 maj./Lajmi.net/