Varane mungon ndaj Chelseat

Raphael Varane do të humb sfidën ndaj Chelseat shkaku i lëndimit.

Sport

03/05/2021 12:54

Raphael Varane nuk do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat, transmeton lajmi.net.

Sipas “El Chiringuito”, mbrojtësi francez ka lënduar kofshën dhe do të mungojë 10 ditë.

Kjo do të thotë që Varane nuk do të jetë i gatshëm për duelin e së mërkurës ndaj Chelseat.

Lajm i mirë për Zidane është se Mendy dhe Ramos janë stërvitur, dhe sipas të gjitha gjasave, Ramos do të zë vendin e Varanes në qendër të mbrojtjes në partneritet me Eder Militaon./Lajmi.net/