Pirlo për të ardhmen e Chiellinit: Flas me të çdo ditë, por jo për të ardhmen

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka deklaruar se ai flet me Giorgio Chiellinin gati çdo ditë.

Sport

01/05/2021 18:33

E ardhmja e Chiellinit është vënë në dyshim nga mediat italiane, por Chiellni vet ka deklaruar se nuk do të veshë kurrë një fanellë tjetër duke lënë të hapur mundësinë e pensionimit, shkruan lajmi.net.

Tani, Pirlo është pyetur për këtë gjë, ku ka dhënë përgjigjen e tij para ndeshjes me Udinesen.

“Me Chiellinin flas çdo ditë, por jo për të ardhmen e tij, por për të tashmen”, tha Pirlo.

“Jemi totalisht të koncentruar në atë çfarë po bëjmë tani, si ai po ashtu edhe skuadra”, përfundoi Andrea Pirlo./Lajmi.net/