Man City shumë afër titullit, fiton lehtësisht ndaj Crystal Palace

Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace në kuadër të xhiros së 34-të në Premierligë.

Sport

01/05/2021 15:20

Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, mirëpo u pa dominimi me posedim të topit nga skuadra e Pep Guardiolës, raporton lajmi.net.

Në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan pasi u shënuan dy gola shumë të shpejt.

Sergio Aguero 57′ shënoi një gol shumë të bukur, pas një asistimi të Benjamin Mendyt.

Vetëm dy minuta më vonë, Ferran Torres dyfishoi epërsinë për ‘Citizens’ dhe kësisoj ata morën pikë të plota.

Në qoftë se Manchester United dështon të fitojë ndaj Liverpoolit nesër, atëherë Man City do të shpallet automatikisht kampion i Premierligës./Lajmi.net/