Atletico Madrid mbesin pa mbrojtësin e tyre në pjesën kryesore të sezonit
Renan Lodi ka pësuar një dëmtim në muskujt e tij dhe nuk dihet se sa do të mungojë.
Sport
Atletico Madrid ka njoftuar përmes një deklarate se Lodi ka pësuar një dëmtim në kofshën e tij të djathtë, përcjell lajmi.net.
“Braziliani iu nënshtrua testeve radiologjike që kanë konfirmuar dëmtimin e muskujve në kofshën e djathtë”, është shkruar në njoftimin zyrtar.
Ecuria e tij e rikuperimit do të tregojë se sa shpejt do të kthehet.
Ai mund të humbasë një nga ndeshjet kryesore për ‘Los Colchoneros’ këtë sezon, atë ndaj Barcelonës më 8 maj./Lajmi.net/
? PARTE MÉDICO
El brasileño @renan_lodi sufre una lesión muscular en el muslo derecho. Nuestro lateral queda pendiente de evolución.
— Atlético de Madrid (@Atleti) April 30, 2021