Bill Gates: Formulat e vaksinës nuk duhet të ndahen me shtetet e pazhvilluara – Platformat sociale reagojnë
Miliarderi ka marrë jashtëzakonisht shumë kritika në platforma sociale: “Kush e bëri këtë miliarder kryetarë të shëndetit botëror? Ah po, ai veten”.
Fun
Krijuesi i Microsoft Bill Gates është nën sulm në media sociale nga përdoruesit e tjerë për shkak të deklaratës së tij, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se formula e vaksinave nuk duhet të ndahet me shtetet më të pazhvilluara. Kjo deklaratë u dha gjatë një interviste me Sky News të dielën, kur Gates u pyet se a do të ishte e dobishme që mbrojtjet e pronës të largohen dhe të ndahet formula e vaksinës me botën.
Ai tha shkurt “Jo”, dhe më pas shtoi: “Ka shumë pak fabrika në botë dhe njerëzit janë duke u përpjekur seriozisht të mbajnë vaksinën sa më të sigurt. Dhe zhvendosja e diçkaje që nuk është bërë kurrë më parë, le të themi, të zhvendosim prodhimin e vaksinës J&J në Indi, do ishte e pamundur sepse është për shkak të fondeve dhe stafit të ekspertëve që kemi që kemi mundësi të prodhojmë vaksina”.
Pra, ai i është referuar se vendet e pazhvilluara nuk kanë kuadro të kualifikuar për të prodhuar vaksina.
Gates vazhdoi: “Gjëja e vetme që po e ndalon ndarjen e formulës së vaksinës me botën nuk është mbrojtja e pronës. nuk mund të prodhohen vaksina magjike që funksionojnë në një fabrikë që vetëm i kalon kushtet bazë të aprovimit. Këto vaksina duhet të testohen dhe procesi i prodhimit duhet të mbikëqyret shumë detajisht”, shkruan lajmi.net.
Drejtori i Global Justice Now u shpreh në media sociale: “Kush e bëri këtë miliarder kokën e shëndetit global? Ah po, ai e bëri veten”.
Gates tha se nuk është e pazakontë që shtetet më të pasura e kanë bërë prioritet vaksinimin e popullatës së vetë para vendeve të tjera.
Ai gjithashtu ka thënë “Në fakt në Britani dhe SHBA janë duke u vaksinuar 30 vjeçarët, ndërsa në Brazil nuk janë vaksinuar as të gjithë 60 vjeçarët. Por brenda 3-4 muajve, do të ketë më shumë vaksina për shtetet që po përjetojnë një pandemi më të rëndë”.
Gazetari i njohur Stephen Buranyi tha në Twitter: “Gate flet si një optimist, por në fakt e ka një vizion shumë të vogël të botës. ‘Ne nuk mund të bëjmë më shumë vaksina, nuk mund të bëjmë kompromis të fitimit, nuk mund të iu besojme shteteve të varfra me teknologjinë tonë, dhe ata do të marrin mbetjet pasi të hamë ne’. E tmerrshme”.
Kritikat nuk kanë të ndalur, por nuk ka pasur ndonjë reagim nga Gates. /Lajmi.net/