Man City thyen një rekord në Ligën e Kampionëve

Manchester City është duke zhvilluar një nga sezonet e saj më të mira ndonjëherë.

Sport

28/04/2021 23:17

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola po shijon suksese të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, raporton lajmi.net.

Së fundmi, ata kanë fituar ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë gjysëmfinale të kësaj gare.

Man City është skuadra e parë e Premierligës që fiton 10+ ndeshje në një edicion të vetëm të Ligës së Kampionëve që kur formati aktual u prezantua në 2003/04.

Nëse arrijnë në 12 fitore, atëherë ata do ta fitojnë këtë trofe dhe do të thyejnë një rekord tjetër./Lajmi.net/