Vendos përfundimisht Juventus, shkarkon Pirlon dhe rikthen Allegrin

Media italiane "SportMediaset" raporton se Juventus ka vendosur të punësojë Massimiliano Allegrin edhe nëse trajneri Andrea Pirlo do sigurojë vend në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/04/2021 15:20

“Zonja e Vjetër” mund ta rikthejë Allegrin pas dy viteve, ngase kanë dyshime për të ardhmen e Pirlos, përcjellë lajmi.net.

Sipas këtij raportimi, gjithçka ka mbaruar për Pirlon, i cili nuk mund ta shpëtojë punën edhe nëse fiton Kupën e Italisë, si dhe siguron vend në Ligën e Kampionëve.

Në fund të edicionit, Juventus do ta zëvendësojë Pirlon me Allegrin, pavarësisht që drejtori sportiv Fabio Paratici ka deklaruar se ish mesfushori do jetë në krye nëse sigurojnë Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, thuhet se Allegri do bëjë revolucion gjatë verës, e ndër to është edhe largimi i Cristiano Ronaldos, në mënyrë që skuadra të fokusohet te Paulo Dybala./Lajmi.net/