Man City publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj PSG

Nesër (e mërkurë) do të zhvillohet gjysëmfinalja e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

Sport

27/04/2021 18:20

Man City që prej disa kohësh nuk po ka probleme të mëdha me lëndime dhe kësisoj udhëton me skuadër të plotë për ndeshjen ndaj PSG-së, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, edhe PSG po kompletohet dita ditës pasi lojtarët po rikthehen nga lëndimi.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ‘Citizens’ që të cilët do të udhëtojnë për në Paris që të përballen me PSG-në, të cilën Man City e ka publikuar në uebfaqen e tyre.

Ederson, Steffen, Carson, Trafford; Walker, Dias, Stones, Ake, Zinchenko, Laporte, Mendy, Cancelo, Garcia; Gundogan, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Fernandinho, Foden; Sterling, Jesus, Aguero, Torres, Mahrez.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 21:00 gjatë ditës së mërkurë./Lajmi.net/